MENU
klinika

Nuk garon në Silverstone

Piloti i Formula 1 del pozitiv me Covid-19

30.07.2020 - 22:08

Nuk mund t’i shpëtonte infektimit me Covid-19 edhe Formula 1. Tashmë koronavirusi është “futur” në garat e automobilizmit, duke prekur direkt pilotët dhe duke vënë në rrezik pjesëmarrjen.

Piloti i Racing Point, Sergio Perez, rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e sotme. Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi i Racing Point me një postim në faqen e tyre zyrtare.

Perez nuk ishte prezent në konferencën e ditës së sotme përpara Çmimit të madh të Britanisë. Ai nuk do të garojë të dielën, teksa do të lërë vetëm shokun e tij të ekipit Lance Stroll.

Deri më tani nga testet e kryera në ekip, nuk ka rezultuar pozitiv asnjë tjetër. Racing Point ka të drejtë të zëvendësojë pilotin me një kolaudator, por si duket, skuderia nuk ka qenë gati për këtë situatë të papritur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanjolli bëhet gati për Ferrarin

Carlos Sainz si Schumacher, shtëpi në Maranello