Në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen vjetore të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme ‘(ECFR), Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Heiko Maas pohoi se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA këtë nëntor, evropianët “do të duhet të mendojnë se si të shmangin dhe përballojnë konflikte në afërsi të Evropës, madje edhe pa SHBA’’.
Shumë ekspertë evropianë, siç janë Janan Ganesh dhe Wolfgang Münchau i Financial Times, kanë argumentuar se marrëdhëniet SHBA-BE nuk do të ndryshojnë dukshëm edhe nëse një Demokrat do të mposhte Presidentin e SHBA Donald Trump.
Një president demokrat, thonë ata me argumenta, do të ishte akoma proteksionist ndaj tregtisë, , dhe po aq i padurueshëm për të mbrojtur Evropën. Ky përshkrim u bë fillimisht nga senatorët Elizabeth Warren e Massachusetts dhe Bernie Sanders e Vermont, megjithë mbështetjen e për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut. Tani disa evropianë po e zgjerojnë atë te Joe Biden.
Biden ka qenë gjithmonë një transatlantik i vendosur, dhe gjatë rrjedhës së karrierës së tij politike disa dekada, ai ka krijuar marrëdhënie të ngushta me liderët kryesorë evropianë, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Si nënkryetar nga 2009 deri në 2017, Biden ishte gjithnjë i disponueshëm për të siguruar diplomaci personale kur Presidenti Barack Obama nuk ishte.
Partia Demokratike është ende një parti vlerash, dhe administrata e Biden do të rikthente angazhimin historik të Amerikës për udhëheqje të përgjegjshme në skenën botërore.
Biden do ta sillte Amerikën përsëri në tryezën diplomatike. Shtetet e Bashkuara do të ribashkohen në marrëveshjen e klimës në Paris, do të ndjekin marrëveshje të reja tregtare dhe do të marrin pjesë në përpjekjet bashkëpunuese për të siguruar që inovacioni teknologjik përputhet me standardet e të drejtave të njeriut.
Në Bashkimin Evropian, imazhi i Amerikës është më keq se asnjëherë, falë përgjigjes së ngadaltë, jo-koherente dhe joefektive të administratës Trump ndaj krizës COVID-19, një pjesë e madhe e të cilave përfshinte fajësimin e vendeve të tjera, në vend se të bashkëpunonte me ta.
Në vend që të luftonte krizën duke përdorur burimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe organizatave të tjera shumëpalëshe, SHBA-së ndaluan udhëtimin nga Evropa pa paralajmërim dhe njoftuan se do të braktisnin OBSH-në.
Një nga objektivat e parë të politikës së jashtme të Biden me siguri do të jetë të korrigjojë këtë dhe të trajtojë COVID-19 si krizë globale. Kjo nënkupton bashkëpunimin ndërkombëtar për të mbrojtur amerikanët nga pandemia (dhe pasojat ekonomike të saj), si dhe udhëheqja e përpjekjeve globale për të luftuar kërcënimin.
Me Biden në Shtëpinë e Bardhë, telekomi Evropian si Nokia dhe Ericsson do të njiheshin dhe mbështeteshin si kampionët e aleancës transatlantike të 5G, dhe SHBA do të ndihmonte Evropën të heqë qafe gazin rus. Administrata e Biden gjithashtu do të rinovonte traktatin e ri të armëve bërthamore START me Rusinë në vitin 2021. Dhe do të ndiqte forma të tjera të kontrollit të armëve për të përparuar interesat e sigurisë evropiane dhe amerikane dhe dotë parandalonte një garë të re armësh .
Për më tepër, do të vazhdonte angazhimet e Amerikës ndaj partnerëve dhe aleatëve në mbarë botën.
Pyetja e vetme është nëse Evropa gjithashtu do të ishte e gatshme të bënte zgjedhjet e vështira të nevojshme për të rigjeneruar aleancën.
Trump i ka lejuar Evropës të shmangë zgjedhje të tilla, sepse sjellja e tij e çuditshme ka shpërqendruar vëmendjen.
Mos të harrojmë, BE është blloku më i madh tregtar në botë. Me vendosmëri, Evropa, duke punuar me SHBA., mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm kur bëhet fjalë për promovimin e një sistemi shumëpalësh të bazuar në rregulla.
Por për ta bërë këtë, do të duhet të shpenzojë kapital politik dhe diplomatik.
E njëjta gjë vlen për çështjet më afër shtëpisë. Evropa duhet të punojë me SHBA-në përv pavarësinë dhe rezistencën e Ukrainës përballë agresionit të Kremlinit. BE gjithashtu ka interes të hapë rrugën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndjekja e ndonjërit prej këtyre objektivave do të kërkonte nga BE që të vendos vlerat e saj mbi qëllimin politik dhe diplomatik.
Kjo do t’i tregonte publikut amerikan se Evropa është një partnere e sigurt, e besueshme.
Rregullimi i marrëdhënive transatlantike gjithashtu do të kërkonte që Amerika të qëndrojë në këmbë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, që do të nënkuptojë mbajtjen ndaj qeverisë aktuale turke.
Me çfarëdo mënyre, ekspertët evropianë mund të vazhdojnë të japing argumente për pikëpamjet e Bidenit, Demokratëve dhe Amerikanëve mbi politikën e jashtme.
Duke ulur pritshmëritë, ata do të bëjnë që administrate e ardhshme e Biden t’i tejkalojë ato në sytë e publikut evropian.
Marrëdhëniet dhe aleancat kanë të bëjnë me perceptimin po aq sa çdo gjë tjetër.
Alexander Soros është një nënkryetar i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.