MENU
klinika

Përcaktohet data

Premier League, ja kur do të kthehen tifozët

29.07.2020 - 13:18

Kthimi i tifozëve në stadiume, sidomos në ligat kryesore evropiane, ende duket larg. Por në Angli kanë një datë. Kthimi i tifozëve në Premier League mund të nisë që nga data 1 tetor. Sekretari i Sportit Najxhel Hadëlston u shpreh se vetëm në fillimin e muajit tetor mund të nisë mbushja e pjesshme e stadiumeve me tifozë në Premier League.

Sipas tij, 1 tetori është synimi, por gjithnjë duke parë kurbën e pandemisë dhe situatën që do të jetë Anglia pas dy muajsh. Mendohet që fillimisht në stadium të jenë 1/4 deri në 1/3 e kapaciteteve të stadiumeve dhe në ato impiante ku nuk bien dakord klubet me tifozët, të përdoret edhe shorti për të hyrë.

Gjithsesi, kjo i përket një faze të dytë dhe për momentin vetëm është parashikuar data. Premier League do të nisë sezonin e ri më 12 shtator, menjëherë pasi të kenë përfunduar ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

23 maji është përcaktuar si data kur do përfundojë sezoni, gjithnjë nëse nuk do të jetë si ky që sapo përfundoi. Ndeshjet sigurisht që do të rinisin pa tifozë prej pandemisë, por edhe me një protokoll të ri, pasi skuadrat nuk do të luajnë çdo tri ditë ndeshje, por njëherë në javë, kjo sa i përket kampionatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përjashtohen nga karantina sportistët

Nuk ka panik për ndeshjen Man City-Real Madrid

Përmbys Liverpool, City me goleadë

Mbyllet Premier League, ja verdiktet e sezonit