MENU
klinika

Presidenca i përgjigjet Ramës

“Pse ke kaq frikë nga populli? Edhe referendumin e tretë do ta fitojë!”

16.07.2020 - 14:26

I menjëhershëm ka qenë reagimii Presidencës në adresë të kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili në përgjigje të deklaratës së Metës për ndryshim sistemi zgjedhor me referendum, tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, duke theksuar se listat do hapen me votim në Kuvend.

Me anë të një shënimi në faqen e tij në Facebook, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka ritheksuar deklaratën e Metës për një referendum nga populli, nga i cili, sikundër thekson ai “nuk duhet te keni frike”.

Reagimi nga Tedi Blushi:

PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?

Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.

Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.

Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.

MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! 🇦🇱

Mjekja publikon mushkëritë e pacientit dhe ‘shpërthen’ e revoltuar

“Kush jeni ju more palaço ordinerë që s’besoni te koronavirusi!”

Ja tri variantet, jo rikthim 100 % në klasa!

A do hapen shkollat në shtator?

Nga Kodi Ajror te Procedurat Tatimore

Presidenti Meta dekreton 4 ligje të qeverisë

Lënda shpërthyese, material që përdoret në bujqësi

Tezat/ Çfarë i shkaktoi shpërthimet në Bejrut?