MENU
klinika

Do të vishen më 7 gusht

Real Madrid prezanton fanellat e reja

31.07.2020 - 12:30

Klubet e mëdha europiane varen shumë nga marketingu dhe natyrisht Real Madrid është nga të parët. Los Blancos nxorrën në shitje këtë të premte fanellën e tij të re për sezonin 2020- 2021.

Risia kryesore e uniformës së bardhë është shfaqja e ngjyrës së trëndalit në të dyja anët, te pjesa poshtë sqetullave. Janë nga tre shirita vertikalë në këtë ngjyrë, ato që thyejnë bardhësinë totale të fanellës, përveç të zezës së emrit të sponsorit në gjoks dhe stemës së firmës prodhuese “Adidas”.

Për më tepër, roza është ngjyra e zgjedhur për uniformën e dytë të Real Madridit, e cila do ta “inaugurohet” më 7 gusht, në ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN