MENU
klinika

Hegjemonia e kampionëve

Serie A me play-off? Plani për të thyer Juventusin

29.07.2020 - 13:09

Nëntë sezone radhazi kampion në Serinë A dhe Juventus duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Por rivalët po ndërthurin një plan për të thyer ndoshta hegjemoninë bardhezi. Skuadrat e tjera po mendojnë një tjetër formulë në kampionatin italian, në mënyrë që të ketë pak më shumë rivalitet dhe interes për të mësuar cili do të jetë kampioni.

Hipotezat ishin duke marrë jetë gjatë periudhës së pezullimit të kampionatit, kur nuk ekzistonte asnjë ide se si mund të përfundonte ky kompeticion. Por tashmë pas shpalljes kampion të Juventus është hedhur idea për Play off dhe Play Out në Serinë A.

Disa skuadra preferojnë të jetojnë një sezon më të luftuar dhe pa sigurinë që Juventus do të fitojë sërish në fund. Në Europë shumë vende e praktikojnë këtë, si Polonia, Bullgaria, Qipro, Uellsi, Maqedonia dhe shumë të tjera.

Këto kanë vendosur “play off”-in si mënyrën e vetme për të pasur sa më shumë rivalitet dhe emocione deri në fundin e kampionatit. Vështirë që kjo formulë të zbatohet në Serinë A, të paktën në sezonin e ri, kështu që rivalët ndoshta do të vazhdojnë të numërojnë suksesin e radhës të “Zonjës së Vjetër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekipet kampionë që bënë më mirë

Juventus me 9 tituj radhazi nuk është rekord

Bastet e favorizojnë për titullin nr.10

Shifrat e Juves kampione, sa Inter e Milan bashkë