MENU
klinika

Përforcimi

Shkëndija Tetovë prezanton futbollistin tiranas

31.07.2020 - 14:40

Ishte folur prej më shumë se një muaji dhe tashmë nuk ka më dyshime. Bruno Dita, futbollisti i Skënderbeut në tri sezonet e kaluara, është zyrtarizuar si kuqezi, në skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Konkretisht, ai është bërë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, që drejtohet nga trajneri tiranas, Ernest Gjoka. Klubi i njohur nga Tetova e ka zyrtarizuar përmes një videoje të veçantë, ku nënvizon itinerarin bashkues të dy shqiptarive në futboll, Tiranë-Tetovë.

Po ashtu, vetë mesfushori shfaqet me fanellën kuqezi, të cilën do ta mbajë veshur sezonin e ri futbollistik. Një hap tjetër cilësor në karrierë, me shpresën se ngjyrat kuqezi të Tetovës do të pasohen me ato të kombëtares së Shqipërisë.