MENU
klinika

Sezoni ristarton më 30 korrik

Shumë të infektuar, NBA mund të ndalet sërish

01.07.2020 - 12:27

NBA është turneu i radhës që po përgatitet për të zbritur në fushë, me afatin e lënë më 30 korrik në Orlando. Por pavarësisht masave, organizatorët nuk ofrojnë siguri për lojtarët, frikë që po rritet akoma dhe më shumë pas rasteve të shtuara me Covid-19.

Deri më tani, numri i personave pozitiv në mesin e skuadrave ka shkuar në 16, numër i vogël në krahasim me ato të të infektuarve në SHBA. Por, komisioneri i NBA-së, Adam Silver, konfirmon se në rast se vijon kjo situatë, kampionati do të ndërpritet sërish.

“Ne i bëjmë testet çdo ditë. Nuk kemi ende një numër konkret, por nëse infeksionet do të rriteshin ndjeshëm, kjo do të na detyrojë që të ndalemi. Do të shohim nga dita në ditë nëse do të shërohen personat e infektuar pasi ne duhet të kuptojmë se si qarkullon virusi në mjedisin tonë dhe më pas të marrim vendimin final”- u shpreh Silver.

Kampionati spektakolar i NBA është parashikuar të mbahet nga 30 korriku deri në mesin e tetorit në Orlando, ku sezoni 2019-20 duhet të përfundojë me tetë ndeshje plus duelet play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulje rroge për lojtarët që s’duan të luajnë

Gjashtë fazat deri në rinisjen e NBA më 31 korrik