MENU
klinika

Champions League

Situata në Spanjë, ja ku mund të luhet Barça-Napoli

28.07.2020 - 16:21

Situata me Covid-19 është përkeqësuar ditët e fundit në Barcelonë dhe ndeshja kundër Napolit, e vlefshme për Champions League mund të luhet në Portugali. Sfida e parë mes Barcelonës dhe Napolit në Itali përfundoi në barazim 1-1 dhe sfida e kthimit është vendosur të luhet me 8 gusht në “Camp Nou” pa tifozë.

Nëse situata e koronavirusit përkeqësohet në Spanjë dhe veçanërisht në Barcelonë, atëherë zhvillimi i ndeshjes në Katalonjë vendoset në rrezik. Ky është plani B, por vendimi do të merret bazuar në këshillat e qeverisë spanjolle.

Nëse do ketë përkeqësim të situatës nga Covid-19 në Spanjë dhe veçanërisht në Barcelonë, atëherë do përdoret plani B që ndeshja të luhet në Portugali. Kjo për faktin se skuadra që kualifikohet që do qëndronte aty në prag të ndeshjes çerekfinale, teksa do të ndeshet me fituesin e çiftit Bayern Munchen-Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN