MENU
klinika

A ka ai fuqi ta bëjë këtë?

Trump kërkon shtyrjen e zgjedhjeve!

30.07.2020 - 14:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Trump përmendi mashtrimet e mundshme me postë elektronike, edhe pse nuk solli prova.

“Me votimin universal me postë (jo votimi në mungesë, i cili është i mirë), zgjedhjet 2020 do të jenë më të pasaktat dhe më të padrejtat në histori. Do të jenë turp i madh për SHBA-në. Shtyrja e zgjedhjeve derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet dhe sigurt?”, shkroi Trump në Twitter.

Sfdiues i tij në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.

Por Trump nuk ka fuqi të shtyjë në mënyrë të njëanshme zgjedhjet, të cilat u caktuan përmes një ligji të messhekullit të 19-të të miratuar nga Kongresi.

Që atëherë, ai kurrë nuk ka ndryshuar, tha historiani Michael Beschloss.

Por Trump duket se nuk po ecën mirë, sipas sondazheve, dhe ekspertët e zgjedhjeve kanë kohë që shqetësohen se presidenti do të përpiqej në mënyrë aktive të ndërhynte në zgjedhje, në mënyrë që të parandalonte një humbje të mundshme.

Ndërkohë që shtetet merren me mënyrën se si të ndihmojnë qytetarët të votojnë gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë prej tyre sugjerojnë votimin me postë si një zgjidhje e mundshme që lejon njerëzit të hedhin votat e tyre pa pritur në radhë të gjata në vendet e votimit të mbushura me njerëz.

Por republikanët, të udhëhequr nga Trump, kanë kundërshtuar vazhdimisht idenë, duke pretenduar se votimi me postë shkakton mashtrimin e votuesve.

Fushata presidenciale e Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan po shpenzojnë dhjetëra miliona dollarë këtë vit, vetëm për të shmangur votimin me postë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al