MENU
klinika

Nga New York Times

Demokratët mund ta ndryshojnë Amerikën…

26.11.2018 - 14:14

Demokratët mund të përdorin pushtetin e tyre për të ndryshuar Amerikën…

Për dy vjet, Presidenti Trump e ka ndryshuar krejtësisht imazhin e Amerikës, duke zgjedhur luftën me aleatët, duke shkatërruar marrëveshjet ndërkombëtare, duke mos respektuar të drejtat e njeriut, etj. Tani ai është gati të përballet me demokratët, që fituan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratët janë të përqendruar tek kujdesi shëndetësor dhe çështjet e buxhetit, por ata duhet gjithashtu të merren me çështjen e sigurisë kombëtare dhe politikën e jashtme.

Së pari, demokratët duhet të tregojnë se i vlerësojnë aleatëve tanë dhe vlerat demokratike.

Kongresi mund të rrisë fondet për Departamentin e Shtetit, duke e shtyrë administratën të pranojë më shumë refugjatë dhe të ofrojë mbështetje për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura anembanë botës.

Përveç mbështetjes për hetimin e Rusisë, udhëhequr nga Robert Mueller, demokratët duhet të mbrojnë demokracinë nga ndërhyrjet e huaja, të mbrojnë zgjedhjet nga sulmet kibernetike. Kjo nuk ka të bëjë me politikën, ka të bëjë me qëndrueshmërinë e demokracisë.

Së dyti, demokratët duhet ta sfidojnë presidentin dhe të kundërshtojnë idetë e tij për “luftë të përjetshme”.

Demokratët duhet gjithashtu të hartojnë një plan për të larguar trupat amerikane nga Afganistani, dhe të heqin dorë nga lufta me Iranin.

Kongresi gjithashtu duhet të punojë për t’i dhënë fund mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për luftën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen. Në vend që të “ushqejë luftën”, duhet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

Më saktë, demokratët duhet të kenë çështje të tjera përparësi. Demokratët duhet të luftojnë për të rikthyer fondet e Shteteve të Bashkuara për të zbutur efektet e ngrohjes globale.

Së treti, korrupsioni në administratën e Trump duhet mbikëqyrur.

Asnjëherë më parë, më shumë se tani, amerikanët nuk kanë qenë të shqetësuar për faktin që një president dhe bashkëpunëtorët e tij mund të përziejnë interesat personale financiare me interesat e vendit.

Amerikanët, treguan ditën e zgjedhjeve se ata e refuzojnë mënyrën sesi Trump po e udhëheq Amerikën dhe se duan që të nisë riparimi i dëmeve të jashtëzakonshme që kjo administratë i ka bërë vendit. Demokratët duhet të përdorin fuqinë e tyre në Kongres për ta bërë këtë…

Ben Rhodes ishte një zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar të Presidentit Barak Obama.

Jake Sullivan ishte këshilltar i sigurimit kombëtar të Zëvendëspresidentit Joseph Biden dhe drejtor i planifikimit të politikave në Departamentin e Shtetit.

New York Times