MENU
klinika

Nëse s'do të ishte Merkel...

Turqia dhe Greqia shumë pranë konfliktit ushtarak!

23.07.2020 - 15:18

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka parandaluar një konfrontim ushtarak midis Greqisë dhe Turqisë të martën në mbrëmje, sipas raporteve të mediave gjermane.

Sipas gazetës Bild, anijet e marinës dhe avionët luftarak nga të dy vendet ishin në gatishmëri, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar një anije kërkimore jashtë ishullit Grek të Kastellorizo ​​për të kryer kërkime të naftës dhe gazit.

Sidoqoftë, sipas Bild, Kancelarja Merkel parandaloi një konflikt të mundshëm ushtarak midis dy vendeve.

Gazeta, duke cituar burime anonime në, përshkruan me tone dramatike momentet.

Aty thuhet se 18 anije turke kishin nisur lundrimin për në Kastellorizo ​​dhe pretendon se zhvillimet të kujtonin ngjarjet e Krizës së Raketave Kubane në 1962, me anije luftarake nga të dy vendet kundërshtare.

Gjithashtu, shkruhet se forcat detare greke u dërguan drejt Kastellorizo ​​për të mbrojtur sovranitetin e vendit. Në mesditën e së martës, Marina Greke shpalli një gjendje alarmi.

“Të gjitha pushimet verore të personelit ushtarak u ndërprenë”, thuhet në deklaratë, ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, Konstantinos Floros, u kthye me nxitim nga Qipro.

Ndërsa situata ushtarake po përshkallëzohej, avionët luftarakë gjithashtu ishin në gatishmëri për të ndërhyrë. Dy avionë luftarakë F-16 nga Forca Ajrore Turke kishin fluturuar më herët gjatë ditës mbi Kastellorizo, shton ajo.

“Kjo situatë mund të çonte në çdo kohë drejt përshkallëzimit midis dy vendeve të NATO-s,” thotë gazeta.

“Atëherë Merkel ndërhyri”, raporton Bild, duke theksuar se kancelarja gjerman kishte telefonuar Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.

Telefonatat u mbyllën “me sukses”, sipas tregimit të Bild. Flota turke shkoi në një drejtim tjetër, shtoi ajo.

Berlini vërtet konfirmoi që Merkel I kishte telefonuar liderët e Greqisë dhe Turqisë të martën në mbrëmje.

Zëdhënësi Ulrike Demer do të konfirmonte vetëm se Merkel dhe Erdogan diskutuan “çështje të ndryshme, veçanërisht situatën në Libi dhe Egje dhe Mesdheun Lindor, si dhe çështje të ndryshme bilaterale.”

I pyetur posaçërisht nëse shpimi turk në Mesdh ishte një temë bisede me Presidentin turk, Demer pranoi: “Mund të konfirmoj se çështja e diskutimit ishte Mesdheu Lindor. Qëndrimi ynë për këtë çështje dihet. Ekziston gjithashtu një vendim mbi sanksionet e BE-së,” tha ajo.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”