MENU
klinika

Rekordi

Vetëm 7 sekonda, nokauti më i shpejtë në boks

25.07.2020 - 15:12

Është regjistruar nokauti më i shpejtë në boks. Seniesa Estradas iu deshën  vetëm 7 sekonda për të rrëzuar rivalen Miranda Adkins, që nuk u ngrit dot më pas asaj furie grushtesh që në sekondat e para.

Kundërshtarja nuk pati asnjë shans ndaj Estradës, madje nuk gjuajti as edhe një grusht të vetëm. Por kjo ndeshje ka shkaktuar pakënaqësi te publiku, pasi kundërshtarja e Estradës, boksierja Adkins kishte filluar boksin në moshën 40 vjeçare.

Kjo ishte vetëm ndeshja e pestë profesioniste për të. Ndërsa në krahun tjetër, Estrada është një boksiere me përvojë dhe ka 18 fitore dhe asnjë humbje. Gjithsesi, asnjë nuk e priste që të përfundonte kaq shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN