MENU
klinika

Gjuha e nënës...

Arbërishtja zyrtarizohet në Abruzzo

13.08.2020 - 13:02

        Këshilli rajonal i Abruzzos votoi këtë të mërkurë, njohjen e arbërishtes si gjuha zyrtare e pakicave në këtë rajon të Italisë.

Presidenti Meta, me anë të një postimi në Facebook, tha se i shpreh “Mirënjohje kryetarit të bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm.

Meta theksoi më tej, se është e rëndësishme mbrojtja dhe promovimi i kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, njëherësh dhe pasuri e përbashkët e dy vendeve.

Me kënaqësi të madhe, mësova lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot, njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.

Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo, që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.

Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.

Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh, duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë, ku jetojnë arbëreshët- shkruan, Presidenti i Shqipërisë

***

Të vendosur në jug të Italisë prej gjashtë shekujsh, arbëreshët janë një prej komuniteteve më të veçantë dhe më origjinalë, të cilët ruajnë edhe sot traditat, gjuhën dhe kulturën e të parëve të tyre. Në të gjithë Italinë, sot njihen zyrtarisht 50 komunitete arbëreshe apo shqiptarë të Italisë. Në këto 41 komuna dhe 9 qendra të vogla banimi, të shpërndara në 7 qarqe të Italisë së Jugut dhe ishujve në Jug, rezultojnë që jetojnë si rezidentë rreth 100.000 shqiptarë të Italisë.

O E BUKURA MORE

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërin kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot nder si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thell të plast, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Dherat të huaj hare s’kan

Se s’mbllin printët tan

Prindë, luftuat me thik më dor

Ndërpër shi e ndëpër bor

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Luajtim valle nd’atë More

Shtum kangjele ndë ato hje

Klisht e tona të bukuruara

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen Turku, Turku i zi

E tërpron klish e shpi

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq kët Arbëri!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

Vjen të vish ti te Korona

E s’gjën më shpit e tona!

Më së gjën trima hajdhjar

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjith anit

E dherat tan iktin ka sit

Burrat gjith me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!