MENU
klinika

Sondazhi

E pabesueshme, 55% e tifozëve të Real duan Messin në ekip

20.08.2020 - 14:56

Ndërsa Lionel Messi pritet sot të takohet me trajnerin e ri Ronald Koeman, të gjithë ngrenë pyetjen: Cila do të jetë e ardhmja e argjentinasit? Ylli i Barcelona-s mund të largohet nga klubi katalanas.

PSG, Inter dhe Manchester City janë mes skuadrave më të interesuara për Pleshtin, por duket se edhe një ekip spanjoll po e ndjek me shumë interes çështjen. Sipas El Chiringuito TV, mund të ketë një kandidate tjetër surprizë për Messi-n.

Po flasim për Real Madrid-in e Florentino Perez, i cili mund të bëjë një tentativë nëse argjentinasi do të vendosë të largohet me kosto zero nga Barcelona. Një tentativë e diktuar nga kërkesa e tifozëve.

Në fakt, programi i njohur iberik ka bërë një sondazh në lidhje me një transferim të mundshëm të Leo Messi-t në Bernabeu dhe 55% e tyre do ta donin në Madrid. Pas Cristiano Ronaldo-s, një tjetër fenomen mund të zbarkojë në Madrid dhe bëhet fjalë për rivalin e përjetshëm të Los Blancos. Por a do të shkonte Leo në Madrid? E vështirë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN