MENU
klinika

"Gruaja u gjend e mbytur"

Fundoset varka me familjen brenda

05.08.2020 - 10:33

Një familje e tërë ka rrezikuar të mbytet, ndërsa gruaja e shtëpisë ka dal e mbytur.

Policia Kufitare dhe roja bregdetare shpëtojnë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, të cilët kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos.

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R.

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himarë.

Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, gruaja u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë. Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla

‘Tërbohet’ deti, kapitaneria kërkon të merren masa

"... sapo të përfundojnë betejën e fundit ndërmjet tyre"

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat”