MENU
klinika

Ndeshja me Gjermaninë e Ukrainën

Enrique zbardh listën, emra të rinj te Spanja

20.08.2020 - 15:11

Në fillim të shtatorit do të nisë edicioni i dytë i Ligës së Kombeve dhe skuadra e parë që ka shpallur listën e të grumbulluarve është Spanja, një nga pretendentët kryesore për ta fituar këtë trofe, teksa të parin e fitoi Portugalia.

Skuadra e Luis Enriques vjen me ndryshime të shumta në sfidat e Nations League që do të zhvillojë në muajin shtator ndaj Gjermanisë dhe Ukrainës.

Në grumbullimin e parë pas rikthimit të tij në stolin e La Rojas, ish-trajneri i Barcelonës ka thirrur shumë të rinj, një pjesë e të cilëve pritet të debutojnë me Spanjën.

LISTA E SPANJËS

Portierë: De Gea, Kepa, Unai Simon.

Mbrojtës: Jesus Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Pau Torres, Diego Llorente, Gaya, Reguilon, Eric García.

Mesfushorë: Fabian Ruiz, Thiago, Busquets, Rodri, Mikel Merino, Dani Olmo, Oscar Rodríguez.

Sulmues: Rodrigo, Oyarzabal, Adama Traore, Asensio, Ansu Fati, Fabian Torres.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse vendos të kthehet, i liroj vendin"

Trajneri i Spanjës bën gjestin e madh për Luis Enriquen!


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak