MENU
klinika

Shtatori-jubile

Festivali Shqip i Waterbury-t

25.08.2020 - 12:50

         Komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut, ka njoftuar se edhe këtë vit do të realizojë festivalin e kulturës shqiptare, që këtë vit feston 15-vjetorin.  do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator.

Gjatë këtyre viteve kanë qenë të pranishëm, në këtë manifestimi kulturor shqiptar, më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.

Festivali ka qenë një model për bashkimin e komunitetit dhe kremtimin e vlerave, kulturës, traditave dhe rrënjëve shqiptare nëpërmjet muzikës e gatimeve tradicionale.

Këtë vit, festivali vjen konform masave kundër covid-19, duke i ftuar pjesëmarrësit të respektojnë çdo udhëzim.

Festivali shqiptar në Waterbury CT, është tradita që i ka kaluar kufijtë e shtetit të Connecticut, duke marrë pjesmarrës edhe në shtetet për rreth, si në New York, New Jersey e Massachusetts.

Përveç shqiptarëve ky festival ka edhe vëmendjen e amerikanëve, të cilët, çdo vit kanë shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes dhe kanë admiruar folklorin shqiptar, vallet e bukura, veshjet tradicionale dhe krejt të veçanta, si dhe kanë shijuar traditën e kuzhinës shqiptare, me gatime të shumëllojshme, në këtë ekspoze tradicionale që shoqëron muzikën dhe vallet.

Bashkë me artin popullor, të gjithë të apasionuarit pas kuzhinës tradicionale shqiptare, kanë shijuar në këtë organizim byrekun, ëmbëlsirat e shumta, verën shqiptare dhe gjithçka tjetër, ofruar me bujari nga shqiptarët në Waterbury.