MENU
klinika

Detajet dhe formacionet e mundshme

Finalja e Europa League, sonte Inter ndaj “ekspertes” Sevilla

21.08.2020 - 09:43

Finalja e “Europa League”, Sevilla-Inter, do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin e Köln, Gjermani. Starti i lojës, ora 21:00. Kujtojmë se Interi është e para skuadër italiane, që prek finalen e kësaj gare në 21 vitet e fundit.

Një rrugë deri më tani perfekte për Interin e Antonio Conte në këtë kompeticion kontinental. Pasi eliminuan Getafen dhe Bayer Leverkusen, zikaltrit rrënuan Shakhtar Donetsk me një shfaqje të mrekullueshme force, firmosur si gjithmonë nga çifti supersulmues Lukaku-Lautaro.

Finalja luhet sonte dhe parashikon kohë shtesë, madje edhe goditje penalltish, në rast të një barazimi. Interi më në fund kanë rizbuluar golat europianë të Lautaro Martinez. Argjentinasi është shfaqur përsëri si protagonist, duke lënë pas periudhën jo të mirë, mbas bllokimit të koronavirusit.

Në krah të tij, Lukaku i zakonshëm, “lokomotiva” e vërtetë e skuadrës italiane me 33 gola sezonalë, në vitin e parë aty. Belgu mund të përputhet me numrat e Ronaldos (Fenomeni), i cili në sezonin 1997-1998 shënoi golin e tij të 34-t të sezonit në nalen e Kupës UEFA.

Sevilla është një “hit” i vazhdueshëm i këtij kompeticioni. Skuadra andaluziane eliminoi Romën në 1/8 finale, Wolverhampton në çerekfinale dhe Manchester United në gjysmëfinale, duke treguar futboll spektakolar herë pas here.

Sa iu përket formacioneve të mundshme, Lopetegui do të vijojë me modulin 4-3-3. Rikonfirmohen ish-ët kuqezinj, Ocampos dhe Suso, në korsitë e jashtme të sulmit. Strumbullari i sulmit do të jetë En Nesyri, me ish-interistin Banega, që kompleton mesfushën përkrah Fernando dhe Jordan. Jesus Navas u ringjall nga e djathta me Reguilon në të majtë. Diego Carlos, shtylla mbrojtëse, para portierit Bounou.

Si zakonisht, Antonio Conte do t’i besojë 3-5-2 dhe çiftit të tij të mrekullueshëm të golit: Lukaku-Lautaro. Këta të dy do t’i udhëheqin zikaltrit në finale, pas provës së shkëlqyer të ofruar në gjysmënale.

Gagliardini favorizohet për një vend titullari para Eriksen, ndërsa Baston dhe Godin konrmohen në mbrojtje përkrah De Vrij. Sanchez është një element mjaft i mirë për stolin.

Ja formacionet e mundshme:

SEVILLA (4-3-3): Bounou; Jesus Navas, Koundé, Diego Carlos, Reguilón; Banega, Fernando, Jordán; Ocampos, En-Nesyri, Suso.

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martinez

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak