MENU
klinika

Mos e provoni kurrë!

Ja çfarë mund t’ju ndodhë nëse provoni të hani mish pule të pagatuar

18.08.2020 - 07:25

Nëse kurioziteti ju ka shtyrë ndonjëherë të shijoni mish pule apo të çdo shpendi tjetër të pagatuar, gjasat janë që nuk keni pasur një ekperiencë të mirë.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe ekspertët e gastrologjisë për “Women’s Health Magazine”.  Sipas tyre, mishi i pulës i pagatuar dhe lëngjet e tij janë shpesh të kontaminuar me bakterin campylobacter, salmonelë dhe bakterin clostridium perfringens. Ndaj konsumimi i këtij mishi mund të shkaktojë të vjella të kombinuara me diarre, temperaturë dhe kontraksione të forta të stomakut.

Në varësi të baktereve që merren, simptomat mund të fillojnë brenda 6 orëve ose edhe 2 deri në 5 ditë pas konsumimit të mishit. Dhe më e keqja është se pas konsumimit ndoshta aksidental, nuk ka asgjë që mund të bësh që të shpëtosh prej këtyre simptomave. As shpëlarja e gojës dhe as të stimulimi i së vjellës nuk ndihmon.

Në raste të tilla, kur simptomat janë përkeqësuar, është e nevojshme paraqitja në spital ku mjekët me siguri do të dijnë ç’të bëjnë.

Por a ndodh e njëjta gjë edhe nëse mishi i pulës është pakëz i pagatuar mirë. Fatkeqësisht po!

Përgjithësisht, mishi i pulës i gatuar mirë duhet të ketë ngjyrë të bardhë deri në qendër të tij, ku temepratura e lartë depërton me më shumë vështirësi. Nëse mishi ka ngjyrë rozë në pjesën e brendshme, do të thotë se nuk është gatuar mjaftueshëm dhe nuk është aspak i sigurt për konsum.