Tangoja është një mendim i trishtuar që vallëzon…
Si çdo vit, Argjentina ka çelur kampionatin botëror të tangos. Tanimë, në vend të qindra valltarëve që konkurrojnë në një arenë në Buenos Aires, pandemia ka bërë që gara të zhvillohet virtualisht. /Konica.al
Kufizimet si masa kundër përhapjes së koronavirusit, në vendin amerikano jugor, që ka raportuar një rekord prej 8,713 rastesh të hënën, ka bërë që juria të mbështetet vetëm në videot e dërguara nga pjesëmarrësit, për të dhënë vlerësimin e tyre, çfarë ka ngjallur zemërim te fanatikët e kërcimit sensual.
Këshilli bashkiak i qytetit të Buenos Aires-it, vendosi të mos e anulojë eventin e përvitshëm edhe pse pjesa më e madhe e qytetit, përfshirë milongas-et e famshme të tij, apo pistat e vallëzimit, janë të mbyllura.
“Po testojmë një festival tangoje që i adaptohet situatës ku gjendemi, për shkak të pandemisë. Ndryshe, por me të njëjtin pasion si vitet e mëparshme”, – u shpreh shefi i sektorit të kulturës për qytetin, Enrique Avogadro.
Organizatorët, po ashtu, do të lejojnë edhe konkurrentë individualë, për të parën herë.
Juria do të përzgjedhë mes videove të dërguara, duke hartuar një listë të shkurtër, që më pas, do t’i nënshtrohet vlerësimit të publikut përmes një votimi në mediet sociale.