MENU
klinika

"Nga sot jam në izolim"

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti rezulton pozitiv me koronavirus

02.08.2020 - 20:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën me dije vetë Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se përveç kollës së lehtë nuk ka simptoma të tjera.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia,” shkruan Hoti në Facebook.

Kosova po përjeton një valë të madhe infeksionesh gjatë javës së fundit, ku shifrat nuk kanë rënë nën 200, ndërsa në 4 ditët e fundit, vdekjet kanë qenë në shifra rekord mbi 10.

ergff23f3gg.jpg