MENU
klinika

Meta e dekoron në 92-vjetorin

Legjenda e portës shqiptare vlerësohet me “Nderi i Kombit”

01.08.2020 - 13:45

Një nga legjendat e futbollit shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, që ka dekoruar sot me titullin “Nderi i Kombit” ish-portierin Sulejman Maliqati.

Me rastin e 92-vjetorit, kreu i shtetit ka pritur dhe nderuar me këtë çmim të lartë Maliqatin, për të cilin bën edhe një portret, se çfarë vendi zë në elitën e futbollit tonë:

“Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958.

I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakricave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanellën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


50-vjetori i ndeshjes historike

Presidenti dekoron ikonat e basketbollit

U jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Presidenti dekoron 4 ikona të futbollit