MENU
klinika

Moto GP

Marquez heq dorë: Ja kush e fiton titullin këtë vit

26.08.2020 - 11:43

Në garën e gjashtë sezonale, në San Marino, kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez, mund të rikthehet të garojë nromalisht pas aksidentit në garën e parë, që e la jashtë deri tani.

Por Marquez, pavarësisht se do të rikthehet, heq dorë nga gara për trofe këtë sezon, për shkak mungesës së gjatë në pistë. Megjithatë, ai ka piketuar pilotin që mund ta tojë titullin këtë sezon. Sipas pilotit spanjoll, Andrea Dovizioso me Ducati mund të shpallet kampion këtë sezon në MotoGp.

“Pas garës së Jerez do të vija bast për Fabio Quartararo, pasi fitoi dy garat e para, por tani kam dyshime”, tha Marquez. “Në garat e tjera ka qenë në vështirësi. Në garë përqendrimi është i rëndësishëm, sidomos në momente të vështira. Është i talentuar, është i shpejtë, por nuk e shoh gjithnjë të përkryer në pistë”, tha Marc Marquez.

“Ndaj besoj se Dovizioso ka karakteristikat për të qenë kampion, pasi është konstant dhe ka përvojë. Ai e meriton të shpallet kampion, pasi ka vite që duelon për titullin me mua. Nëse nuk bën gabime, e fiton titullin”, – tha Marquez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN