Situata në kampin katalanas është e nderë, teksa ka edhe një konfuzion së fundmi, pavarësisht se po bëhen ndryshime. Jordi Farré, kandidat aspirues për presidencën e Barçës, u paraqit këtë të mërkurë, në orën 09:00 të mëngjesit në klub, për të iniciuar mocion mosbesimi ndaj Josep Maria Bartomeu.
“Siç thashë dje, unë sapo dorëzova një letër, për të kërkuar mocion mosbesimi kundër Josep Maria Bartomeu dhe gjithë bordit të tij të drejtorëve. Ata nuk mund të jenë më në komandën e klubit për anjë minutë tjetër”, – shroi në llogarinë e tij në Twitter.
Pavarësisht se nuk ka aspak mundësi për presidencën, Farré ka vendosur të hedhë një hap përpara dhe të përpiqet të aktivizojë një proces, që nuk është i thjeshtë dhe që kurrë nuk ka ecur përpara, por që tani merr formë për shkak të insistimit Bartomeu, që të mos largohet nga drejtimi deri në mars.
Të paktën, deri mbrëmjen e së martës, Josep Maria Bartomeu nuk kishte qëllim dorëhiqej, duke lënë dikë nga bordi i tij në detyrë dhe të avanconte zgjedhjet. Ai nuk dëshiron të rrëzohet nga “burofaksi” i Messit, në të cilin kërkoi largimin nga Barcelona.
Kandidatët me mundësi më të mëdha për Barçën, Joan Laporta, Víctor Font, Emili Rousaud dhe Agustí Benedito, nuk e kanë shprehur publikisht qëllimin e tyre për të paraqitur mocion mosbesimi, veçmas ose bashkërisht.
Por, e vërteta është se kjo është mënyra e vetme për ta larguar legalisht bordin e drejtorëve dhe Bartomeu para marsit, nëse nuk ka ndonjë ndryshim kursi në mendjen e presidentit. Sipas nenit 5 të statutit të Barçës, çdo përpjekje për mocion mosbesimi duhet të bashkojë 15 për qind të anëtarëve me të drejtë vote në klub dhe procedura duhet kryer brenda 14 ditëve.
Në zgjedhjet e fundit, lista zgjedhore e Barcelonës ishin 109.637 anëtarë, kështu që 15% e nënshkrimeve të kërkuara do të ishin më shumë se 16.500. Nëse tejkalohet ky hap, do të fillohej një proces votimi, në të cilin mocioni i mosbesimit do të shkonte përpara vetëm nëse fiton votat e favorshme; dy të tretat ose më shumë të votuesve.