MENU
klinika

Transferimi i mundshëm te Juventus

Sponsori mund të bëjë bashkë Messin me Ronaldon

26.08.2020 - 11:13

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të luajnë në një ekip, pikërisht te Juventus, të paktën për këtë sezon. Ylli argjentinas ia bëri të ditur Barcelonës se dëshironte të largohej nga ekipi, duke përdorur klauzolën në kontratën e tij. Pra, të largohet pa asnjë kosto.

Pati një trazirë, natyrisht, sepse po flasim për një nga futbollistët më të mirë në histori (për shumë madje, edhe më i miri ndonjëherë), që ka luajtur gjithmonë me fanellën Blaugrana, që nga viti 2000. Pra, ka kaluar 20 vite me ekipin e parë katalanas.

Shumë tifozë që do të përpiqen të rrëmbejnë “po” e Leo Messit. Ka pasur zëra se mund të kalojë tek Inter, prej disa kohëve, edhe nëse dje arritën disa mohime të thata.

Manchester City duket se kryeson listën në këtë moment, ku 33-vjeçari do të gjente Pep Guardiolën. Por, sipas “Corriere della Sera”, as Juventus nuk mund të përjashtohet si kandidat. Duket se “Adidas”, në fakt, do ta shtynte “Pleshtin” drejt Torinos.

Aty mund të bëhet bashkë me rivalin e vet më të madh, Cristiano Ronaldo. Messi dhe “Zonja e Vjetër” ndajnë sponsor të njëjtë, çka shihet si favor për një eventualitet të tillë. Ne jemi vetëm në një fazë embrionale, por Juventusi mbetet në dritare, duke pritur zhvillimet e mundshme.

Angazhimi i mundshëm pa asnjë kosto i intrigon shumë bardhezinjtë, edhe pse duhet t’i japin një pagë maksimale argjentinasit. Blerja e Cristiano Ronaldos, megjithatë, bëri histori dhe tani fjala “e pamundur” nuk është pjesë e fjalorit të Juventus.