MENU
klinika

Pritet ekipi i ri

Messi i kërkon zyrtarisht largimin Barcelonës

25.08.2020 - 20:05

Lionel Messi kërkon të largohet nga Barcelona dhe tashmë nuk është vetëm thashethem, por diçka reale. Ylli argjentinas është mërzitur me mënyrën se si po trajtohet nga klubi ai dhe shokët e tij, duke u fajësuar për gjithcka, ndaj ka kërkuar zyrtarisht largimin.

Sipas medieve spanjolle, sot ai ka dërguar shkresën në klub ku i kërkon që të zbatohet klauzola e cila i mundëson që të largohet në fund të sezonit si futbollist i lirë, duke prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen.

Në teori, kjo klauzolë duhet vënë në zbatim brenda datës 31 maj, por me zgjatjen e sezonit ajo është shtyrë. Mbetet të shihet si do të veprohet në vijim, por në Spanjë janë të bindur se Messi nuk do të vazhdojë më te Barcelona.

E ardhmja e tij është e ndarë mes Italisë dhe Anglisë, dy destinacionet më të mundshme të futbollistit, por nuk përjashtohet edhe PSG-ja, që ka financa të shëndosha, për më tepër që mund të bashkohej me Neymar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN