MENU
klinika

E vështirë, por jo e pamundur

Plani i Manchester Cityt për të rrëmbyer Messin

25.08.2020 - 13:11

Pep Guardiola e ka deklaruar publikisht që Lionel Messi do të ishte mirë të përfundonte karrierën te Barcelona. Por gjërat kanë ndryshuar në ekip dhe tashmë edhe vetë ai e do te City.

Manchester City po përgatitet seriozisht për të marrë shërbimet e Leo Messit. Natyrisht, flitet për një operacion shumë të ndërlikuar, por “qytetarët” dëshirojnë të përtojnë nga pakënaqësia e argjentinasit ndaj Barcelonës.

33-vjeçari, në të vërtetë, në takimin e parë me trajnerin e ri Ronald Koeman shprehu keqardhjen e madhe për situatën e klubit, duke sqaruar se për herë të parë në karrierë ndihet më shumë jashtë sesa brenda projektit.

 

Sidoqoftë, Manchester City duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë “fair play financiar”. I përjashtuar nga garat e UEFA-s për dy vite, klubi anglez u “rehabilitua” nga CAS pak kohë më parë, por mbetet nën vëzhgim të rreptë.

Aktualisht, Barcelona nuk pranon oferta për Messin. Mënyra e vetme për ta marrë atë kësaj vere (një vit para se t’i skadojë kontrata aktuale), do të ishte pagesa e 700 milionë eurove të klauzolës së tij të lirimit.

Një shpenzim i pamundur për këdo në Europë, por drejtuesit e klubit katalanas po shqyrtojnë hipotezën e shitjes së kapitenit për një shifër logjike të tregut dhe më pas t’i investojnë paratë për rindërtimin e ekipit.

Bisedimet vazhdojnë, edhe pse tensioni është gjithmonë i lartë. Nëse është e vështirë për Guardiolën të besojë lamtumirën e Messit nga Barcelona, ai është i gatshëm që ta presë argjentinasin krahëhapur në Manchester.