MENU
klinika

Shumica nga Champions

Milionat që përfiton Tirana si kampione

02.08.2020 - 22:11

Tirana, pas titullit kampion, nuk arriti të marrë Kupën e Shqipërisë, që e mori Teuta. Suksesi në Superligë shoqërohet edhe me përfitime monetare për klubin. FSHF akordon 100 milionë lekë të vjetra për vendin e parë.

Shumë pak krahasuar me vendin e rajonit, sa 1/10 e shpenzimeve totale të një sezoni, që sivjet u luajt në 11 muajt dhe që janë shtuar kostot në këtë periudhë pandemie.

Por fatmirësisht, këshilli bashkiak i Tiranës miratoi plot 150 milionë lekë të vjetra shpërblim, kjo edhe për faktin se bashkia e Tiranës është aksionere te klubi bardheblu.

Por nuk mbarojnë këtu përfitimet financiare për Tiranën. Si kampione, skuadra bardheblu do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Champions League dhe UEFA e shpërblen me 280 mijë euro. Në rast se Tirana eliminohet, do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League, ku në këtë stacion të garës akordohen 240 mijë euro.

Pra, Tirana i ka të sigurta 520 mijë euro vetëm me dy ndeshje, kjo për faktin se këtë sezon do të luhen eliminatoret me tek ndeshje. Me pak fjalë, Tirana do të mbushë arkën me 520 mijë euro dhe të paktën 250 milionë lekë të vjetra, që thuajse mbulon gjithë shpenzimet e këtij sezoni.

Në total janë rreth 900 milionë lekëtë të vjetra por të shtosh edhe të drejtën televizive, pa llogaritur që tashmë lojtarët vlejnë më shumë dhe mund të përfitojë jo pak nga shitja e disa të rinjve. Një sezon i suksesshëm edhe në aspektin financiar për Tiranën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN