MENU
klinika

Një mënyrë jetese e shëndetshme

Nëse keni një nga këto shenja, detoksifikoni trupin menjëherë!

25.08.2020 - 08:26

Një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e shëndetshme duhet të jenë prioritet për të gjithë. Megjithatë, një dietë e ekuilibruar nuk do të thotë se trupi juaj do të çlirohet nga toksinat, pasi mjediset janë të ngarkuara me ndotje të shumta të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin e gjithsecilit.

Trupi i njeriut ka një mekanizëm natyror që kontribuon në detoksifikimin përmes urinimit, defekimit, dhe djersitjes, por ende, disa toksina mbeten në trup dhe shkaktojnë sëmundje të rënda. Mënyra më e mirë është të konsumoni shumë ushqime që largojnë helmin (detoksifikojnë) nga trupi juaj.

Këto janë disa shenja që dëshmojnë se ju duhet patjetër të detoksifikoni trupin:

Nivelet e ulëta të energjisë: Nivelet e ulëta të energjisë të përkthyera në lodhje, mund të tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina. Prandaj, në mëngjes është koha më e mirë për të detoksifikuar sistemin tuaj.

Dhimbje koke: Dhimbje koke të shpeshta me asnjë arsye të dukshme mund të tregojnë se trupi juaj është i ngarkuar me toksina. Kryerja e një detoksifikimi të plotë të trupit është zgjidhja për këtë problem.

Afshe të nxehta: Mund të jetë një tjetër simptomë e pranisë së toksinave në trup.

Gjuha e verdhë ose e bardhë: Nëse keni gjuhë të verdhë apo të bardhë, si dhe frymë të keqe, keni nevojë për të çhelmuar trupin. Kur organizmi të jetë pastruar, gjuha juaj do të kthehet e ndritshme rozë apo e kuqe e zbehtë.

Dhjami i barkut: Akumulimi i yndyrës në zonën e barkut është një simptomë e prezencës së toksinave në trup. Një dietë e mirë është e nevojshme pasi ajo ndikon në metabolizmin tuaj dhe rregullullon nivelet e glukozës dhe kolesterolit.

Ushqimet që duhet të konsumoni për të realizuar si duhet procesin e detoksifikimit janë:

Frutat: Kanë përbërje të lëngshme dhe kështu e ndihmojnë trupit të shpëlajë materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për t’u tretur dhe janë të pasura me antioksidantë, fibër dhe shumë vitamina të tjera të rëndësishme siç është vitamina C.

Spinaqi: Kur të jeni gati të bëni detoksifikimin e trupit, mbushni frigoriferin tuaj me lakër jeshile, elb, spinaq, dhe perime të tjera organike me gjethe të gjelbëra. Këto perime do t’i dhurojnë traktit digjestiv (të tretjes) shtytje klorofili. Klorofili largon toksinat e dëmshme ambientale nga trupi, metalet e renda, dhe gjithashtu edhe pesticidet. Përveç të tjerash, ndihmon edhe mëlçinë në punën e detoksifikimit.

Portokalli dhe limonët: Aftësitë çudibërëse të frutave citrike ndihmojnë trupin të shpëlajë dhe të nxjerrë jashtë materiet toksike. Ato gjithashtu ndihmojnë mëlçinë në procesin e pastrimit. Mund të filloni detoksifikimin duke konsumuar çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me limon.
Mos harroni, vitamina C është njëra ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasi ajondihmon ën tretjen e materieve toksike.

Hudhra: Nëse i shtoni hudhër të coptuar apo të zier secilës pjatë, ju do t’i ndihmoni dietës tuaj për detoksifikim.

Filizat e Brokolit: Janë shumë të pasura me antioksidantë dhe ndihmojnë në stimulimin e enzimave detoksifikuese në traktin e tretjes më mirë se gjithçka tjetër. Filizat janë në fakt më efektive se sa i gjithë brokoli.

Çaji jeshil: Plot me antioksidantë, çaji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbërjes së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet katetins, i cili njihet për stimuli të funksionit të mëlçisë.