MENU
klinika

Pala greke shton shërbimin me 5 sportele

Normalizohet situata, ulet ndjeshëm numri i shqiptarëve në Kapshticë

15.08.2020 - 18:18

Është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës në Korcë.

Kështu, është ulur në këto momente numri i shqiptarëve që po udhëtojnë drejt Greqisë.

Radha kilometrike prej 6 kilometrash është ulur ndjeshëm, falë faktit se pala shqiptare punon me kapacitet të plotë tashmë. Nga ana tjetër, edhe pala greke ka shtuar shërbimin me 5 sportele, që qytetarët të kalojnë sa më shpejt.

Puna për kalimin e shqiptarëve nga Shqipëria në Greqi, vazhdon akoma.