MENU
klinika

“Finding Freedom” botohet...

Pse Meghan&Harry, nuk janë kaq “skandalozë”?!

13.08.2020 - 13:34

       Prej ditës së djeshme në libraritë britabnike dhe amerikane po qarkullon biografia aq e diskutueshme e dukëve Sussex. I lajmëruar si “një bombë”, libri nuk ngjall shumë opinione për çiftin. Sepse ne nuk jemi më në kohën e Zonjës D., sepse po jetojmë në kohë pandemie dhe se skandali i vërtetë është tjetër gjë. Një nga librat e verës më të përfolur: “Finding Freedom” (“Gjetja e lirisë”) nga Omid Scobie dhe Carolyn Durand, i cili premtonte të rrëfente historinë e vërtetë të çiftit Meghan Markle dhe Harry të Anglisë, si hyri ish-aktorja në familjen mbretërore, si u trajtua ajo dhe pse, me burrin, ata vendosën më pas, në mënyrë sensacionale, të largoheshin, duke hequr dorë nga detyrat e anëtarëve të familjes mbretërore dhe duke u transferuar së pari në Kanada dhe, më pas, në Kaliforni, ku Meghan ka lindur dhe është rritur, duke shkuar për të jetuar në Malibu si çdo çift i famshëm. Prej sot libri mund të jetë pjesë e bibliotekës, por me javë të tëra, ç’është e vërteta prej muajsh, mediat kanë trumbetuar risi dhe zbulesa “të pakëndshme” për mbretëreshën dhe për gjithë familjen mbretërore, sepse nxjerrin në dritë “bulizmin”, viktimë e së cilës është ndier ish-aktorja në rolin e saj si Dukeshë e Sussex-it, sulmet e shtypit në gjuetinë e skandalit, përplasjet me William dhe Kate. Libri (Harper Collins), me siguri do të shesë shumë kopje, por nuk po rezulton të jetë “bomba” që duhej të ishte. Për arsye të ndryshme./Konica.al

Një biografi e “drejtuar”

Autorët, dy reporterë të përfshirë prej kohësh në ndjekjen e familjes mbretërore, por që janë amerikanë si Meghan (detaje që s’mund të lihen pas dore), kanë deklaruar disa herë që Harry dhe Meghan, nuk ishin të përfshirë në shkrimin e biopikut, por tregimi është gjithçka, pa dyshim, e rrëfyer nga çifti. Siç thekson Hadley Freeman në “The Guardian”, ajo është plot detaje intime (madje, disi të padobishme) në lidhje me zakonet e dukëve të Sussex-it. Besimi se mund të mbetej një biografi me të vërtetë e paharruar, do të ishte ajo që mund t’i jepej biografisë (po, eksplozive) së Dianës, e shkruar nga Andrew Morton në 1993. Ky, asnjë…

Me pak fjalë, në njëfarë mënyre, djali i Dianës duket se merr një skenar të shkruar tashmë nga nëna e tij, thotë “The Guardian”, i cili përdori gazetarët dhe reporterët e besuar për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Nëse askush nuk vë në dyshim vuajtjen e vërtetë të Harry-it, kur pa se e shoqja ishte shndërruar në shënjestrën e shtypit të skandaleve, siç ishte nëna e tij në vitet 1990, është gjithashtu e vërtetë që sot, “kushdo që blen librin, tashmë i di elementet e tregimit”: si u takuan të dy, fillimi i përrallës, shtypi “i keq”, vendimi për të “jetuar jetën e tyre” larg pallatit… Gjithçka tjetër, janë detaje. Gjithashtu, sasia dhe detajet e panevojshme (nga modelet e krehjes së Meghan-it, te darkat romantike). Me pak fjalë, “Nëse Harry dhe Meghan kanë një histori për të treguar, nuk është ajo që është shkruar në këtë libër” – është teza-lapidar e gazetarit të “The Guardian”./Konica.al

Nuk jemi në kohën e Dianës

Nuk jemi në fillim të viteve ‘90-të, në periudhën e zonjës D., e trekëndëshit Çarls-Kamila-Diana; sot interneti dhe rrjetet sociale bëjnë fotografi, lajme dhe thathetheme, duke i shpërndarë në kohë reale për publikun. Çdo publikim i ri mbretëror duhet të ofrojë diçka ndryshe dhe të re. Kështu, në rastin Harry dhe Meghan, autorët e biografisë “Finding Freedom” humbasin në anekdota dhe detaje që shërbejnë vetëm për të mbushur dita-ditës, faqet e tabloideve. Sa për librat e tjerë të çiftit, nuk janë më pak se pesë, që kanë dalë ose në botim e sipër, në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, secili duke premtuar detaje dhe anekdota të reja. Po ashtu, secili “varet” nga njëra anë (të gjithë mbretërit), nga ana tjetër (çifti i Sussex-it). Shumë të vërteta të pretenduara, asnjë e vërtetë.

Sussex dhe imazhi i tyre i dobët

“Goditja” që Harry dhe Meghan i dhanë familjes mbretërore është e pamohueshme: lamtumira e tyre ishte për mbretëreshën dhe për imazhin e kurorës, diçka të krahasueshme vetëm me dorëheqjen e Edward VIII, pasi u martua me Wallis Simpson. Një tërmet i vërtetë. Gjithsesi, çfarëdo libri që të dalë në këtë periudhë, nuk do ta venitë shumë sjelljen e gjestit të tyre. Në fund të fundit, në sytë e britanikëve që ende besojnë në institucionin monarkik, dukët e Sussex-it, më shumë se viktima janë ata që kanë shkuar për të jetuar jetën e pasanikëve në Holliwud. Një gjykim që u bë edhe më serioz pas shpërthimit të pandemisë: përse nuk ishin në vendin e tyre, “duke luftuar” me popullin anglez, në vend që të jetonin një izolim të artë, në Kaliforni? Imazhi i mbretëreshës 94-vjeçare, e vetme në Windsor, duke folur në ekran dhe, serioze, duke u thënë subjekteve të saj: “Do të takohemi përsëri”, nuk bëri tjetër veçse përforcoi pakënaqësinë e publikut ndaj dukëve të Sussex-it, që u larguan.

Andrea dhe çështja Epstein janë skandali i vërtetë real

Së fundmi, nëse vërtet dëshirojmë të flasim për një skandal brenda familjes mbretërore, nënvizon gjithnjë “The Guardian”, atëherë le të përqendrohemi në rastin e Princit Andrew, djali i tretë i Elizabetës II, i përfshirë në miqësinë e rrezikshme me miliarderin Epstein, në lidhje me skandalin e abuzimeve seksuale. Edhe largimi i Andreas është gjithashtu, një tjetër mundësi e humbur për Harry dhe Meghan, të pretendojnë një rol brenda familjes mbretërore, në vend që ta lënë atë. Nëse vërtet, donin ta paraqisnin veten si mbretërorët “e rinj” dhe revolucionarë, të paktën mund të kishin thënë fjalën e tyre, të distancoheshin nga xhaxhai ngatërrestar, në vend që të heshtnin si të tjerët. Sajimet dhe barbaritë e librit janë të gjitha, kundër Kate dhe William, ndërsa me mbretërit “e moshuar”, Herry dhe Meghan janë treguar të kujdesshëm. Ndoshta, Harry nuk ka dashur ta mbyllë vërtet derën. Duke i garantuar vetes, një mundësi për t’u kthyer në shtëpi./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Që në ditët e para të shkollës...

‘Rebelja’ e familjes mbretërore ka një nofkë të re


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit