MENU
klinika

Sfidon Manchester Cityn

PSG hidhet në kundërsulm për Leo Messin

27.08.2020 - 16:27

Nuk është vetëm Manchester City klubi që po ndjek nga afër zhvillimet te Barcelona, më saktë largimin e Lionel Messit. Paris Saint-Germain ofron një kontratë më të mirë për Messin dhe një kompensim që City nuk mund të paguante për shkak të fair play financiar, për të cilin për pak u dënua.

Eshtë ky informacioni ekskluziv që TyCSports ka raportuar sot pasdite! Ndërsa dukej që Manchester City ishte duke fituar garën, PSG filloi të përshpejtonte negociatat në garën për të afruar Lionel Messi pas njoftimit të largimit të tij nga Barcelona.

Sipas medias argjentinase, i ka ofruar atij një kontratë më të lartë se ajo aktuale (55 mln euro), përveç një kompensimi për klubin që anglezët nuk mund të përballen për shkak të rregullave të UEFA-s.

E qartë që ky propozim i përgjigjet më mirë interesave ekonomike të Blaugrana sesa futbollistit, i cili është më i tërhequr nga projekti Cityzens për t’u takuar përsëri me Pep Guardiola. Por nga ana tjetër, kampioni nga Rosario nuk do të kishte ndërmend të largohej me kosto zero për shkak të vështirësive financiare që kjo do të shkaktonte për institucionin.

Sa i përket aspektit sportiv, propozimi për të formuar një front sulmi shkatërrues me Neymar, Kylian Mbappé dhe Ángel Di María tingëllon shumë joshës për Messin. Të presim akoma, pasi ky fund gushti është më i nxehtë se kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin