MENU
klinika

NBA, play-off

Raptors dhe Celtics, të parët që kalojnë në 1/2 finale

24.08.2020 - 11:31

Mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të fazës play-off. Toronto Raptors fitoi 150-122 ndaj Brooklyn Nets, duke e cuar 4-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale. Për pasojë, skuadra kanadeze siguroi një biletë për në gjysmënafilet e Konferencës së Lindjes.

Ndeshje e dominuar dhe e fituar me meritë nga Toronto, ku dyshja Powell-Ibaka realizoi 56 pikë. Në gjysmëfinalet e Lindjes shkon edhe Boston Celtics, që mundi 110-106 Philadelphia 76ers, duke fituar 4-0 serinë.

Sfida e sotme u vendos në periodën e katërt, me Walker që realizoi 32 pikë e Tatum 28 pikë e 15 rebound. Boston dhe Toronto do të duelojnë mes tyre në gjysmëfinalet e Lindjes.

Në Perëndim gjithçka e hapur. Skuadra e Dallas Mavericks fitoi 135-133 ndaj Clippers pas kohës shtesë, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve çerekfinale. Ndeshje me luhatje në lojën e të dyja ekipeve, por në shtesë skuadra e Dallas triumfoi falë koshit të Doncic (43 pikë, 17 rebound e 13 asist).

Pranë gjysmëfinaleve është Utah Jazz, që mundi 129-127 Denver Nuggets, duke udhëhequr 3-1 serinë. Sfidë e hapur deri në fund, ku diferencën e bëri Donovan Mitchell, autor i 51 pikëve për Jazz. Për Nuggets shkëlqeu Jamal Murray me 50 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.

KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Orlando Magic (2-1)

Toronto Raptors – Brooklyn Nets 150-122 (4-0)

Boston Celtics – Philadelphia 76ers 110-106 (4-0)

Miami Heat – Indiana Pacers (3-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers (2-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks 133-135 (2-2)

Denver Nuggets – Utah Jazz 87-124 127-129 (1-3)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (2-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN