MENU
klinika

Pas eliminimit nga Champions

Ronaldo mund të ikë nga Juve, destinacioni i ri…

09.08.2020 - 14:55

Pas fitimit të titullit, i dyti radhazi me Juventus, Cristiano Ronaldo deklaronte se donte të bënte “triss”, por në skenë ka dalë një largim i mundshëm. Kjo e ndikuar nga eliminimin nga Champions League dhe shkarkimit të Sarrit.

Mediat në Francë shkruajnë se Ronaldo dëshiron të largohet nga Juve dhe të transferohet te PSG. Sipas “Footmercato”, mësohet se Ronaldo është i frustruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe dëshiron ta provojë sërish fitimin e kupës me veshë të mëdhenjë me një tjetër ekip.

Raportohet se Jorge Mendes, që është agjenti i portugezit do takohet më drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, gjatë Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Situata mund të ketë ndryshuar me shkarkimin e Sarrit, dhe emërimin e Andrea Pirlos si trajner të ri te Juventus.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022, por paga e tij prej 30 milionë euro në vit po fillon të krijojë shqetësime në klubin bardhezi, pasi financat e Juventusit kanë pësuar rënie sidomos pas eliminimit në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN