MENU
klinika

Këshilla nga grimierët

Si t’i bëni qerpikët të duken më të gjatë me vetëm 3 hapa

26.08.2020 - 06:53

Kush nuk i adhuron qerpikët e gjatë?! Aq të fiksuara kanë qenë gratë dhe vajzat për qerpikët, saqë prej kohëve kur mjetet e grimit kanë qenë bazike, përdornin metoda nga më të ndryshmet për t’i zgjatur e kthyer. Madje, prej gjysheve kemi dëgjuar shumë këshilla sesi t’i bëjmë qerpikët të duken më të gjatë, mirëpo jo çdo gjë ka rezultat.

Disa prej Make Up Artistëve më të mirë të Nju Jorkut kanë vetëm 3 këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i bëni qerpikët tuaj të duken më të gjatë dhe më të bukur.

Cilat janë?

Provoni një serum qerpikësh

Për t’i bërë qerpikët të duken më të gjatë, pa përdorur qerpikë falsë apo extensions, mjafton një serum i mirë qerpikësh. Nëse dëshironi të përdorni diçka natyrale në vend të një serumi që mund ta blini në dyqanet e kozmetikës, atëherë grimierët këshillojnë vajin e kastorit (recinit) ose vajin e ullirit e limonit.

Përdorni një kthyese qerpikësh

Të gjitha e kemi një kthyese qerpikësh në shtëpi. Epo, ka ardhur koha ta përdorni dhe të mos e lini të pluhuroset më vetëm sepse përtoni t’u jepni qerpikëve kohën që u duhet. Kthyesja e qerpikëve nuk do të ndikojë në rritjen e tyre, por sigurisht që do t’i bëjë ata të duken më të gjatë dhe më të bukur, sidomos nëse qerpikët tuaj janë të drejtë.

Ndryshoni mënyrën si aplikoni rimelin

Një rimel i mirë ndikon gjithashtu në dukjen e qerpikëve më bukur dhe më të plotë. Por nuk është vetëm rimeli që ndikon në pamjen e qerpikëve, por edhe mënyra si e aplikoni atë. Për të arritur një pamje perfekte merrni një pasqyrë, ngrini kokën dhe shikoni poshtë në pasqyrë, duke aplikuar shtresën e parë të rimelit. Filloni me rrënjët dhe lëvizeni furçën në mënyrë zig-zag. Përsëriteni këtë veprim 2-3 herë.

Po, ishte kaq e thjeshtë!