MENU
klinika

Nga CNN

Tërheqja e trupave nga Gjermania, “dhurata e fundit për Putinin”

02.08.2020 - 09:38

Që kur e mori postin, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë vazhdimisht në shënjestër lidhjet mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Gjatë kësaj jave, ai e shkërmoqi një lidhje të tillë, duke e shpalosur planin për tërheqjen e gati 12.000 trupave nga Gjermania, shkruan në një analizë të rrjetit amerikan CNN. Këto forca, sipas saj, kanë siguruar për tre breza paqen në Evropë, duke mishëruar një përkushtim të pathyeshëm midis rivalëve të dikurshëm.

Raporti mes SHBA-së dhe Gjermanisë, posaçërisht nëse Trumpi rizgjedhet në nëntor, është në rënie të lirë

Vendimi i tij, në bazë të postimeve në Twitter, duket të ketë qenë ndëshkimi i Gjermanisë.

“Gjermania i paguan Rusisë miliarda dollarë në vjet për energji dhe ne duhet ta mbrojmë Gjermaninë nga Rusia. Si i bie kjo?”, kishte shkruar Trumpi në një postim.

Mbase nuk është për t’u befasuar se Kremlini është duke e shfrytëzuar këtë gjendje në Evropë. Si i ka thënë CNN-së zëdhënësi rus, Dmitry Peskov: “Kurrë nuk e kemi fshehur se sa më pak ushtarë amerikanë të ketë në kontinentin evropian, aq më qetë do të jetë në Evropë”.

Sipas CNN-së, Trumpi është dhurata që i bëhet vazhdimisht Kremlinit: Paparashikueshmëria e tij, ndonëse shpesh problematike, atyre u siguron përherë përfitime.

“Presidentit të 45-të të SHBA-së iu deshën gati katër vjet shkatërrimtare për të mbërritur këtë pikë, por përmes tërheqjes së trupave nga Gjermania, ai e ka sinjalizuar fundin e asaj që ish-presidenti amerikan Roosevelt e pati quajtur rend botëror të bazuar në interesa të përbashkëta dhe aspirate kolektive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Zbardhet plani “sekret” i SHBA

“Kosova ndahet, shqiptarët do bashkohen!”