MENU
klinika

Kaos në sportet amerikane

Vijon bojkoti, Trump: NBA, si organizatë politike!

28.08.2020 - 12:45

Në NBA ka vijuar bojkoti, por kampionati do të rinisë me shumë gjasa brenda 48 orëve. NBA ka konfirmuar se ka shtyrë 3 ndeshjet që ishin në kalendar për t’u luajtur sot. Ndërkohë që, vijojnë bisedimet mes palëve për të gjetur një zgjidhje.

Gjithsesi, në takimin që lojtarët e skuadrave që janë ende në Orlando, ku po luhet faza nale e sezonit 2019-2020, kanë dhënë OK e tyre për t’u rikthyer në fushë. Ky vendim është marrë për të mos hedhur poshtë sakrificat që skuadrat e lojtarët kanë bërë gjatë 6 javëve të fundit, kur vendosën të rinisin kampionatin pas pandemisë.

Ka reaguar Presidenti i Amerikës, Donald Trump, që ka përdorur tone të ashpra karshi NBA-së. Gjatë një vizite në Louisiana, ku ka mbërritur uragani Laura, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka komentuar situatën në basketbollin amerikan:

“NBA është kthyer në një organizatë politike dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk mendoj se është pozitive për sportin dhe vendin tonë kjo që po ndodh aty. Një sport që ka rënie të popullaritetit me këto që po bën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


LeBron James me mesazh të qartë

Racizmi në SHBA, bojkotohen ndeshjet e NBA