MENU
klinika

Barazon rekordin e Higuain

Zyrtare, Immobile fiton 2 “Këpuca të Arta”

01.08.2020 - 22:03

Shumë tifozë mund ta kenë gjykuar, sidomos ata polakë dhe të Byern Munchen, por tani është zyrtare: Ciro Immobile ka fituar edicionin 2020 të “Këpucës së Artë”. Kundërshtari i fundit që i kishte mbetur ishte Cristiano Ronaldo, të cilit do t’i ishte dashur një poker kundër Roma-s për ta kapur, nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit.

Mungesa e grumbullimit të portugezit për ndeshjen e fundit të Serie A ka dekretuar triumfin e sulmuesit bardhekaltër. Me 36 gola të realizuar (i fundit sonte ndaj Napolit) dhe 72 pikë në total është ai golashënuesi më i mirë i këtij sezonit.

Me golin e shënuar sot, ai e ka mbyllur kampionatin me 36 realizime, duke barazuar rekordin e vendosur nga Gonzalo Higuain në sezonin 2015-16 me fanellën e Napoli-t për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të Serie A.

Titulli kthehet në Itali pas 13 vitesh dhe mbetet në kryeqytet: i fundit që e ka fituar, në fakt, ka qenë Francesco Totti në sezonin 2006/07. Nga ajo kohë ka qenë një dominim i La Liga-s dhe, natyrisht, i dyshes Messi-CR7: në 2008-ën e ka fituar portugezi me fanellën e Manchester United, më pas, nga 2009-ta në 2019-ën, vetëm triumfe spanjolle.

Plot 6 fitore për Pleshtin dhe 3 për Cristiano-n (një prej të cilave e ka ndarë me Luis Suarez te Liverpool-i). Këtyre iu shtohen sukseset e Forlan me fanellën e Atletico Madrid (2009) dhe ai i Suarez me Barcelona-n (2016). Tani trofeu prestigjioz do të kthehet në Serie A, në duart e një lojtari italian. Vetëm Luca Toni, përveç Totti-t të përmendur më sipër, ka arritur ta fitojë, në 2006-ën.

Klasikimi i Këpucës së Artë ka filluar të realizohet nga viti 1997-të, duke marrë parasysh nivelin e kampionateve të ndryshëm europianë. Ja të gjithë fituesit që nga ajo kohë:

1996/97: Ronaldo, Barcelona (34 gola)

1997/98: Nikos Mahclas, Vitesse (34 gola)

1998/99: Jardel, Porto (36 gola)

1999/00: Kevin Phillips, Sunderland (30 gola)

2000/01: Henrik Larsson, Celtic Glasgoë (35 gola)

2001/02: Jardel, Porto (42 gola)

2002/03: Roy Makaay, Deportivo La Coruna (29 gola)

2003/04: Thierry Henry, Arsenal (30 gola)

2004/05: Thierry Henry, Arsenal dhe Diego Forlan, Villareal (25 gola)

2005/06: Luca Toni, Fiorentina (31 gola)

2006/07: Francesco Totti, Roma (26 gola)

2007/08: Cristiano Ronaldo, Manchester United (31 gola)

2008/09: Diego Forlan, Atletico Madrid (32 gola)

2009/10: Lionel Messi, Barcelona (34 gola)

2010/11: Cristiano Ronaldo, Real Madrid (40 gola)

2011/12: Lionel Messi, Barcelona (50 gola)

2012/13: Lionel Messi, Barcelona (46 gola)

2013/14: C.Ronaldo, Real Madrid dhe Luis Suarez, Liverpool (31 gola)

2014/15: Cristiano Ronaldo, Real Madrid (48 gola)

2015/16: Luis Suarez, Barcelona (40 gola)

2016/17: Lionel Messi, Barcelona (37 gola)

2017/18: Lionel Messi, Barcelona (34 gola)

2018/19: Lionel Messi, Barcelona (36 gola)

2019/20: Ciro Immobile, Lazio (36 gola)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN