MENU
klinika

Nga Ibra, tek Alves

10 futbollistët me më shumë trofe në botë

16.09.2020 - 15:18

Lista e futbollistëve me më shumë trofe në histori është e ndërtuar më së shumti nga legjenda të Barcelonës (që kanë fituar gjithçka, mbi të gjitha në nivel klubi gjatë viteve të arta të klubit “blaugrana”), me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë fituar më shumë trofe që nga 2000-shi.

Për surprizë, në listë ndodhet një lojtar afrikan që ka fituar më shumë trofe se Cristiano Ronaldo. Shifrat janë stiluar nga “Transfermarkt”. Nga Ibrahimovic, te Dani Alves, po listojmë futbollistët me më shumë trofe:

10.ZLATAN IBRAHIMOVIÇ – Suedezi ka fituar 33 trofe. Pjesën më të madhe të tyre me PSG-në: 4 kampionate, 3 Superkupa, 3 Kupa të Ligës dhe 2 Kupa të Francës. Sulmuesi 39-vjeçar ka triumfuar me secilën prej skuadrave që ka luajtur, me përjashtim të Malmoe dhe LA Galaxy. Në total, Ibra ka fituar 11 tituj kombëtarë në katër vende të ndryshme: Holandë, Itali, Francë dhe Spanjë.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

9.SERGIO BUSQUETS – Edhe për mesfushorin katalanas, 33 tituj në karrierë, mes Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës. Fiton menjëherë “Tripletën”, që në moshën 21 vjeç, në 2009-ën: kampionat, Kupë e Mbretit dhe Champions, duke mposhtur Mançester Junajtidin në finalen e Romës.

Me Spanjën fiton Botërorin e 2010-ës në Afrikën e Jugut dhe Europianin e radhës në Poloni dhe Ukrainë. Duke numëruar një total prej 728 prezencash mes klubeve dhe përfaqësueses, deri më sot Buscets ka fituar një trofe çdo 22 ndeshje të zhvilluara.

8.CRISTIANO RONALDO – Edhe CR7, për momentin, ka fituar 33 tituj. Përtej Europianit dhe Ligës së Kombeve me Portugalinë, numëron 5 Champions League, 3 Premier League, 2 La Liga…lista është shumë e gjatë.

7.ARJEN ROBEN – I freskët me rikthim me gol te Groningen, sulmuesi holandez ka fituar gjithçka me Bayern Munchen, me përjashtim të Kupës UEFA. Në vitrinë ka edhe një Premier League dhe një kampionat spanjoll, të fituar përkatësisht me Chelsea dhe Real Madrid. Po ashtu si Cristiano, Buscets dhe Ibra, edhe ai ka 33 tituj në karrierë.

6.HOSSAM ASHOUR – Mesfushor egjiptian me vitlindje 1986. E ka lidhur karrierën e tij me Al-Ahlin, skuadrën e kryeqytetit, me të cilën ka fituar 12 kampionate, 10 Superkupa kombëtare, 5 Liga Kampionesh afrikane dhe shumë trofe të tjerë, për një bilanc final prej 34 trofesh.

5.GERARD PIQUE – Në kuotën 36 të fituar në karrierë gjejmë qendërmbrojtësin e Barcelonës. Për të palmaresi është thuajse identik me atë të Busquets. Pa harruar tre titujt e fituar me fanellën e Manchester United në fillim të karrierës: Premier Liga, Kupa e Ligës dhe Superkupa e Anglisë.

4.MAXWELL – Ish-mbrojtësi brazilian ka fituar në Holandë me Ajax, në Spanjë dhe Europë me Barcelonën, në Itali me Inter dhe në Francë me PSG, për një total prej 37 titujsh. I vitlindjes 1981, pavarësisht karrierës në nivele të larta në rang klubesh, ka gjetur shumë pak hapësira në kombëtare: vetëm 10 prezenca dhe asnjë gol mes 2013-ës dhe 2014-ës.

3.LIONEL MESI – Edhe “Pleshti” ka fituar 37 trofe skuadra gjatë karrierës së tij, deri tani. 10 kampionate spanjolle, 8 Superkupa të Spanjës, 6 Kupa kombëtare, përveçse të gjithë trofeve europianë dhe ndërkombëtarë me fanellën katalanase. Me kombëtaren argjentinase ka triumfuar në Botërorin U-20 në 2005-ën, në moshën 18 vjeç. Ka edhe një ar olimpik nga “Pekini 2008”.

2.ANDRES INIESTA – Një tjetër legjendë e Barcelonës (janë pesë lojtarët që kanë luajtur me spanjollët, prezentë në këtë klasifikim). Mes klubeve dhe kombëtares, mesfushori numëron 39 tituj. Ka marrë në shtëpi edhe Europianin e 2008-ës dhe Botërorin e 2010-ës me Spanjën dhe me Visel Kobbe në Japoni ka një Kupë të Perandorit dhe një Superkupë kombëtare.

1.DANI ALVES – Është ai lojtari që ka fituar më shumë se çdo lojtar tjetër në shekullin e ri. Nis të koleksionojë trofe në 2001-shin, me Bahian, në moshën 18 vjeç, duke fituar “Copa de Nordeste”. Kalon më pas te Sevilla në 2002-shin ku qëndron deri në 2008-ën, duke fituar një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës, dy Kupa dhe një Superkupë UEFA.

Mes viteve 2008 dhe 2016 merr në shtëpi çdo trofe të mundshëm me Barcelonën, përpara se të transferohet në Itali te Juventus. Ka kohë edhe për dy vite të tjera te PSG, për t’u rikthyer më pas te San Paolo. Me kombëtaren ka fituar Kupën e Amerikës 2007 dhe në 2019- ën, përveçse dy Kupa Konfederatash (2009, 2013). Totali? 41 tituj në karrierë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re