Shpesh problemet e shëndetit mendor anashkalohen ose ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Si fillim duhet të jemi të vetëdijshëm që sëmundjen mendore, trajtohen si të gjithë sëmundjet e tjera dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë arsye për se ta fshihni. Nëse mendoni që jeni në një moment depresioni, këto janë shenjat si ta kuptoni
Këto janë shenjat më të zakonshme se mund të jeni në depresion dhe që duhet të konsultoheni me mjekun.
Ju ndiheni të lodhur
Mungesa e energjisë zgjat për shumë ditë me radhë edhe pse rutina juaj nuk ka ndryshuar shumë.
Ju ndiheni të pavlerë dhe ju duket sikur nuk e meritoni të jeni gjallë
Ju mund të filloni të besoni se jeni të padobishëm. Mendimet në lidhje me vetëvrasjen mund të jenë të pranishme gjithashtu, sepse ju nuk keni frikë nga vdekja për aq kohë sa nuk shihni asnjë pikë të rëndësishme për të jetuar.
Keni probleme me përqendrimin dhe/ose kujtesën
Ju filloni të harroni gjëra të rëndësishme dhe nuk mbani mend një emër ose një numër telefoni. Dëgjimi i dikujt ose leximi i një libri kthehet në një sfidë, sepse nuk mund të përqendroheni në atë që po ndodh.
Ju keni probleme me gjumin
Kjo lidhet ose me pagjumësinë ose me orë të tëra në gjumë. Edhe pas një nate të gjatë në shtrat, ju prapë dëshironi të flini më shumë. Ju nuk keni energji dhe mund të kalonit një ditë të tërë në shtrat.
Pesha juaj ndryshon
Në mënyrë të papritur, ju i merrni disa kilogramë ose humbisni peshë. Ju mund të keni edhe një oreks të jashtëzakonshëm dhe të ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës, pavarësisht se hani rregullisht. Por mund të ndodhë edhe e kundërta, pasi mund të mos keni fare oreks.
Asgjë nuk ju kënaq
Ju jeni vazhdimisht të mërzitur, të lodhur dhe nuk keni dëshirë të takoni njerëz apo të merreni me aktivitete që i pëlqeni, shkruan Class.
Shëndeti juaj përkeqësohet
Ju befas filloni të keni dhimbje, më shpesh në nyje ose në shpinë dhe mund të keni probleme me tretjen. Asnjëra nga këto nuk largohet me trajtim të zakonshëm mjekësor.