MENU
klinika

Turistët po bëjnë gati valixhet

ANALIZA: Italia përgatitet për katastrofën ekonomike

12.09.2020 - 15:12

Për një kohë tepër të shkurtër, vera u ofroi italianëve një dritë shprese. Pasi doli nga një nga bllokimet më të ashpra të pandemisë botë, Italia arriti të pastronte pluhurin në kohë për të mirëpritur vizitorët.

Por tani që po vjen dimri dhe bashkë me të, italianët presin një katastrofë të plotë ekonomike.

Qeveria italiane, si shumë qeveri në të gjithë botën, ka dhënë para për të ndihmuar në mbështetjen e shumë bizneseve dhe individëve të sëmurë, por ndërkohë që kufizimet globale të udhëtimit mbeten në fuqi, të ardhurat e humbura nga industria e turizmit lënë një vrimë të madhe financiare të zbrazët që duhet tani të mbushet.

“Turistët duhet të vazhdojmë të vijnë”, thotë kreu i agjencisë së udhëtimit, “Italian Style”. “Ciceronët, shoferët dhe punëtorët në Piemonte në Siçili të cilët menduan se do të ishin pa punë për një sezon, tani po kërkojnë punë të tjera dhe burime të reja të të ardhurave.”

Kushdo që vizitonte Italinë në gusht mund të jetë i falur për të menduarit se pothuajse gjithçka ishte kthyer në normalitet, më përjashtim ndoshta të maskave të fytyrës dhe distancimit shoqëror. Edhe pse numri i turistëve ishte i ulët këtë vit, shumë vendas kanë shijuar një pauzë të fituar me vështirësi sa më shumë që të mundeshin.

Por edhe me 60% të italianëve që pushuan në vend dhe fluksin e disa vizitorëve nga Europa Veriore, numri i turistëve ishte shumë i ulët. “Humbja e parashikuar nga rënia e numrit të turistëve është 24.6 miliardë euro”, thotë Giorgio Palmucci, president i Bordit Italian të Turizmit. “Të gjitha qytetet italiane pritet të preken ndjeshëm, veçanërisht ato që varen më shumë nga vizitorët ndërkombëtarë si Venecia, Firence dhe Roma.”

Problemeve u shtohet edhe rritjet e rasteve më Covid-19, për shkak të lëvizjes të të rinjve italianë, përtej kufijve në vende si Kroacia, Greqia dhe Malta, por edhe për shkak të jetës së natës. Rastet ditore janë më të ulëta se ato në vende si Franca dhe Spanja, por italianët janë nervozë për afrimin e dimrit.

Frika nga një valë e dytë duket se ka prishur parashikimet e hershme të ringjalljes së turizmit në shtator dhe tetor. Pronarët e bizneseve tani mendojnë se fjalimet e qeverisë për nxitjen e turizmin ishin thjesht retorikë. Optimizmi i shfrenuar i shoqëruar me imazhet e plazheve të mbushura italiane për festat e 15 gushtit ishin, thonë ata, ishin thjesht propagandë për të fshehur faktin se kjo industri është në prag të kolapsit.

Statistikat sigurisht paraqesin një pamje më të shëmtuar. Konfederata Italiane e Biznesit ka raportuar se 70% e hoteleve në qytete si Roma dhe Firence dhe 20% në zonat bregdetare nuk u hapën më kurrë pas bllokimit. Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane parashikon që 60% e bizneseve të kësaj industrie kanë frikë nga falimenti i afërt.

Mbyllja e kufijve dhe ndalmi i hyrjes së amerikanëve në BE, burimi më i madh i turizmit në Itali, ka pasur gjithashtu një ndikim brutal.

Cassandra Santoro nga agjencia e udhëtimit “Travel Italian Style” thotë se të paktën 85% e klientëve të saj janë amerikanë. Që nga shtatori kompania e saj ka anuluar të gjitha rezervimet e pushimeve për vitin 2020. Ajo thotë se është viti i parë që ka parë zero fitime.

“Në dhjetor 2019, unë kisha më shumë se 10000 klientë që do të udhëtonin për në Itali midis marsit dhe shtatorit të vitit 2020. Unë kam rimbursuar rreth 50% të mysafirëve në mënyrë të plotë, dhe 50% janë shtyrë për në vitin 2021, disa madje deri në vitin 2023 dhe 2024.”

Ashtu si shumë bizneseve italianë, asaj i është dashur të rindërtojë biznesin e saj.

“Ne e kemi thënë më shumë se një herë, nëse kufijtë qëndrojnë të mbyllur për pjesën e mbetur të vitit 2020, ne nuk do të kemi para për të blerë ushqime për familjen tonë deri në janar. ” Megjithatë, italianët janë ende optimistë dhe thellë brenda vetes, ata e dinë se kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. “

Giorgia Tozzi, menaxheri i përgjithshëm i një hoteli me pesë yje në Romë, thotë se viti 2020 parashikohej të ishte viti i tretë dhe më premtues për turizmin në Itali. Me rezervime rekorde nga prillin e tutje, ata po përgatiteshin për verën e tyre më të mirë deri më sot.

Në vend të kësaj, nga mesi i shkurtit të gjitha rezervimet u anuluan, duke detyruar hotelin të mbyllej. Pas rihapjes së kufijve më 3 qershor, rezervimet nisën sërish nga biznesmenët që vinin në Itali për punë dhe më pas udhëtarët nga Franca, Spanja dhe Europa Veriore.

“Kjo na ndihmoi të kishim 37% të hotelit të rezervuar- zhgënjyese, por duke pasur parasysh klimën aktuale, mund të themi një mrekulli. Muajt ​​e ardhshëm janë të pasigurt, por ne shpresojmë të shohim disa përmirësime nga pranvera e vitit 2021”, deklaroi ai.

Roma siç thotë ai është Qyteti i Përjetshëm dhe do të mbijetojë. “Ndoshta qëndrueshmëria dhe bukuria e saj do të na japin forcën për t’iu rikthyër normalitetit”, thotë ai.

Por të prekurat janë vetëm hotelet e qytetit. Në ishujt si Ischia dhe Capri, turizmi masiv është sezonal dhe bizneset këtu punojnë shumë për të siguruar që fitimet e verës t’i mbështesin ato për gjithë vitin. (CNN,SI)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Analiza/ Një plan i ri për një epokë të re

A na duhet një “Plan Marshall” për rindërtim pas COVID-19?

COVIZ-19 "paralizon" qytetet

CNBC/ Zbrazen marketet në Itali

Masat e qeverisë dhe përgjigjia e bizneseve

CNN/ COVID-19 “fut në izolim” ekonominë e 8-të në botë


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!