MENU
klinika

Rikthimi

As Dzeko dhe as Suarez, Juventus merr një “ish”

22.09.2020 - 09:20

Ditët e fundit Juventus ka qenë në qendër të merkatos për të marrë një sulmues qendror, e thënë ndryshe një “9”, pas largimit të Gonzalo Higuain. Dhe më në fund, ka në organikën e vet sulmuesin e shumëkërkuar nga ana e Andrea Pirlos.

Nuk bëhet fjalë për një të panjohur në ambientin bardhezi, përkundrazi në Torino pas mesnate zbarkoi Alvaro Morata. Spanjolli ishte pjesë e Zonjës së Vjetër nga viti 2014 deri në vitin 2016 duke lënë një shije të mirë nga periudha me torinezët, ndërsa kishte krijuar një lidhje të ngushtë me tifozët.

Ndaj, pas dështimit të pistës Suarez, por edhe paqartësive me Dzekon, Pirlo vendosi t’i bënte një telefonatë ish-shokut të skuadrës me Moratën që pranoi menjëherë propozimin për të luajtur krah Ronaldos dhe Kulusevskit.

Ai mbërrin nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për një sezon për 9 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë kanë të drejtën edhe të një tjetër viti huazim sërish me 9 milionë euro, ndërsa më pas kanë të drejtën e blerjes për 35 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN