MENU
klinika

Serie A, Java 1

Debutues dhe veteranë, Juve bind në start

20.09.2020 - 21:48

Juventus e ka nisur sezonin e ri si kampion, duke fituar bindshëm dhe pastër në shtëpi 3-0 ndaj Sampdorias. Debutim me fitore për Pirlon si trajner, por shënuan edhe debutues. Nuk mungoi Ronaldo.

Dejan Kulusevski menjëherë e ka treguar vlerën e tij dhe ato 40 mln eurot e investuara në janar duket sikur kanë qenë një bast i duhur për Juventus! Kanë mjaftuar disa minuta që goli i parë me fanelën bardhezi të vijë në ndeshje zyrtare.

Një goditje e bukur në hyrje të zonës, me qetësi dhe teknikë, të cilën portieri Audero i Sampdorias e ka pasur të vështirë të arrijë. Talenti suedez, i zgjedhur sezonin e shkuar si i riu më interesant dhe i mirë i Serie A, tregon menjëherë vlerat në minutën e 13-të! Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Në të dytën, në 79’, Bonucci, në një rrëmujë në zonë dhe pasi mbrojtja e Sampdorias në goditje nga këndi nuk ka qenë aspak e vëmendshme, e ka shtyrë topin në rrjetë. Nuk mund të mungonte Ronaldo, që në 86’ shënon golin e tretë. Mbyllet 3-0, Juve e nis mirë sezonin.