MENU
klinika

Serie A, Java 1

Bardhësi në Verona, nuk debuton Kumbulla

19.09.2020 - 21:50

Ndeshja e dytë e Serie A mes Veronës dhe Romës nuk dhuroi spektakël, me sfidën që u mbyll në bardhësi, 0-0. Një pikë në start për të dyja skuadrën, me verdhekuqtë që nuk e nisin me hap të mirë.

Nuk ishte Dzeko në këtë sfidë. Sytë patjetër ishin nga boshnjaku, por  i përfshirë në një bisedë merkatoje me Juventus, sulmuesi qëndroi në stol ashtu si Kumbulla, që nuk luajtën asnjë minutë sonte.

Në stadiumin “Betengodi” barazimi 0-0 bën që të dy skuadrat të marrin nga 1 pikë, edhe pse duhet thënë se u goditën 3 tranversa: dy për Hellas dhe një për Romën.

Në fakt, okazioni për të mbyllur ndeshjen ishte në këmbët e Spinazzola, me një goditje nga rreth 20 metra, pas një super stopimi me gjoks dhe goditje uturimthi. Edhe Di Carmine provoi përpara tij, por tranversa dhe shtylla thanë jo, ashtu si Tamezes në pjesën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN