MENU
klinika

Nga sot të pranishëm

Italia hap dritën jeshile për tifozët në stadiume

19.09.2020 - 13:08

Dy rajone në Itali kanë dhënë miratimin për tifozët në stadium, edhe pse me një numër të kufizuar. Pas Emilio-Romagnas, tani edhe rajoni i Venetos lejon tifozët në stadium.

Si fillim do të jenë vetëm 1000 tifozë. Sigurisht që do ketë rregulla për secilin që do hyjë në stadium, pasi duhet të ruhet distance sociale dhe të vendosen maskat. Në teori kjo do lejonte që tifozët të ndiqnin ndeshjen e sotme mes Verona-s dhe Roma-s, por është vonë.

Edhe Udinese është një nga ekipet e Serisë A me bazë në rajonin e Venetos. Sot, për miqësoren kundër Pisa-s, e planifikuar për në orën 6 të pasdites, klubi i Inter ka rihap stadiumin për publikun.

“San Siro” do të presë 1000 tifozë të zgjedhur nga klubi, të cilët do të hyjnë në stadium me respektin maksimal për kufizimet e sigurisë, duke përfaqësuar të gjithë botën zikaltër me mesazhe shprese në këto kohë të vështira e të frikshme pandemie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet presidenti i Federatës Italiane

“Shkollat u hapën, pse stadiumet mbyllur?”