MENU
klinika

Flet presidenti i Federatës Italiane

“Shkollat u hapën, pse stadiumet mbyllur?”

16.09.2020 - 11:50

Ndryshe nga Gjermania, që do t’i luajë të paktën 6 javët e para të Bundesligës me 20% të kapacitetit, futbolli në Itali do të duhet të vazhdojë pas dyerve të mbyllura.

Ky është vendimi i rimarrë nga Komiteti Teknik Shkencor, i cili i përgjigjet negativisht kërkesave të mbërritura nga presidentët e klubeve dhe Federata italiane e futbollit. Madje kjo e fundit, përmes presidentit të saj, Gabriele Gravina, pretendon se me hapjen e shkollave, duhet të hapen edhe stadiumet, gjithmonë me numër të kufizuar të tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat përtej detit, gjithçka do të varet nga numrat në fund të shtatorit dhe nga kurba e infektimit. Në rast të një përgjigje pozitive, dyert e stadiumeve mund të hapen për tifozët në gjysmën e dytë të tetorit.

Natyrisht, tifozët duhet të respektojnë distancën e vendosur prej 2.25 metrash gjatë qëndrimit të tyre në shkallët e stadiumeve, si dhe do të mbajnë një maskë transparente në fytyrë, në mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre.

Para hyrjes në impiant, secilit prej tyre do t’i bëhet matja e temperaturës, ndërkohë që do të ketë xhel me përmbajtje alkooli në zona të ndryshme. Gjithashtu, klubet kanë kërkuara nga autoritetet shëndetësore që të mos kryejnë teste të shpeshta te futbollistët, pasi testimi çdo katër ditë i tyre do të ndikonte negativisht në gjendjen shëndetësore dhe emocionale. Seria A italiane është gati për të nisur këtë fundjavë, me sfidën hapëse që do të zhvillohet mes Fiorentinës dhe Torinos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN