MENU
klinika

Serie A, Java 1

Hysaj titullar, Napoli e nis mbarë sezonin

20.09.2020 - 13:28

Napoli e ka nisur mirë sezonin duke fituar ndeshjen e parë në transfertë 2-0 kundër Parmës. Një sukses i ardhur në pjesën e dytë me protagonistë “kasën” e vjetër.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll pa gola. Në dytën është Mertens që gjen rrjetën e parë të sezonit për Napolin. Sulmuesi belg shënoi mjaft bukur në zonë pas pasimit të saktë nga Lozano në minutën e 64′.

Insigne në 77’ dyfishon shifrat dhe më pas Napoli administron rezultatin deri në fund. Në fushë titullar Elseid Hysaj, që luajti 90 minuta të plota. Për Parmën nuk u aktivizuan dy shqiptarët, Dermaku dhe 19-vjecari Redi Kasa, që ndodhej për herë të parë në stol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN