MENU
klinika

“Marrëveshje me Shqipërinë si ajo me Egjiptin, por me kushte të…”

Çfarë shkruajnë mediat greke për takimin Rama- Mitsotakis?

15.09.2020 - 14:19

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot dhe nesër merr pjesë në një forum në Greqi, ku pritet të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Po çfarë shkruajnë mediat greke për këtë takim.

Sipas tyre, marrëveshja me Shqipërinë pritet të jetë e ngjashme me atë të Egjiptit për kufirin detar, por me kushte të tjera.

“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, e katërta vetëm disa ditë pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”, shkruajnë mediat greke.

Ndërsa citojnë kryeministrin shqiptar, mediat thonë se nuk ka një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, teksa thonë se marrëveshje e re u ndërpre me ardhjen në pushtet të qeverisë së re greke.

Sipas kryeministrit Edi Rama, shkruajnë mediat greke, “problemet teknike”, të tilla si nevoja për rindërtim, ishin një pengesë për vazhdimin e negociatave. Megjithatë, citojnë mediat, Rama shprehu optimizëm se marrëveshja e re do të ishte më e dobishme për Shqipërinë sesa ajo “absurde” e vitit 2009.

Me tej mediat i referohen edhe takimit të Kryeministri të Shqipërisë me presidentin turk Erdogan disa orë më parë në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris, që i paraprin takimit me Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ndoqëm zhvillimet në parlamenin grek, është një e drejtë që buron nga konventa ndërkombëtare"

“Greqia do të zgjerojë kufirin detar”, reagon MEPJ