MENU
klinika

FED me një deklaratë të guximshme!

“Do të mbajë interesat pranë zeros deri sa…”

17.09.2020 - 17:40

Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara mbajti interesat e pandryshuara pranë zeros këtë Javë dhe bëri një premtim të guximshëm për t’i lënë në atë nivel deri sa inflacioni ta ketë kaluar për disa kohë objektivin e bankës prej 2%.

Udhëzimi i ri përbën një ndryshim të politikave monetare, të lajmëruara muajin e kaluar nga banka, që synojnë të kompensojnë vite të inflacionit të dobët dhe lejojnë ekonominë të shtojë vende pune. Kryetari i bordit të Rezervës Federale, Jerome Powell tha se interesat do qëndrojë lehtësuese deri sa ekonomia të jetë brenda rrugës së rimëkëmbjes.

“Presim të mbajmë qasje lehtësuese deri sa këto rezultate, përfshirë punësimin e plotë, të jenë arritur. Në lidhje me interesat, ne presim që të mbajmë segmentin aktual prej 0-0.25% deri sa të arrihen nivele të pëlqyeshme të tregut të punës dhe inflacioni të jetë rritur mbi 2% dhe ta ketë kaluar atë nivel për disa kohë.”

Powell shtoi se kjo deklaratë e fortë duhet të jetë e mjaftueshme për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe rikthyer inflacionin drejt objektivit sa më shpejtë. Ai shtoi se rimëkëmbja ka nisur, por ritmi pritet të ngadalësohet, duke kërkuar më shumë mbështetje nga Rezerva Federale dhe shpenzime të mëtejshme qeveritare. Banka përdori deklaratën për të nisur ndryshimin e qasjes nga stabilizimi i tregjeve financiarë tek stimulimi i ekonomisë, duke shtuar se do të vazhdojë blerjen e obligacioneve në 120 miliardë dollarë në muaj, për të siguruar kushte lehtësuese financiare në të ardhmen.

Koronavirusi ka vazhduar të godasë ekonominë dhe Rezerva Federale do përdorë të gjithë mjetet për të mbështetur aktivitetin. Projeksionet e reja ekonomike treguan se shumica e politikëbërësve i presin interesat të pandryshuara të paktën deri në vitin 2023, dhe inflacionin poshtë 2% brenda kësaj periudhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid

The Wall Street Journal: Pjesa e vështirë fillon tani

Analizë: Ekonomike globale bën hapa mbrapa